Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Influenceri Tanner Martin ndahet nga jeta, lë pas një video prekëse
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Influenceri Tanner Martin ndahet nga jeta, lë pas një video prekëse
Yjet

Influenceri Tanner Martin ndahet nga jeta, lë pas një video prekëse

Written by:
Prive
Last updated: 26 Qershor, 2025
Share

Ylli i dashur i rrjeteve sociale, 30 vjeç, kishte dokumentuar jetën e tij së bashku me bashkëshorten Shay Martin që nga viti 2020, pas diagnostikimit me kancer terminal.

Në videon e fundit, Tanner iu drejtua 455,000 ndjekësve në Instagram duke thënë:
“Përshëndetje, jam unë, Tanner. Nëse po e shikoni këtë, unë jam ndarë nga jeta.”

Ai shtoi se mesazhi i tij i fundit do të ishte “i lehtë dhe i gëzueshëm”.

Tanner vazhdoi duke thënë se kishte pasur “një jetë të jashtëzakonshme” dhe se kishte vendosur të bënte një video lamtumire për të njoftuar vdekjen e tij rreth një vit më parë. “Jeta ishte e mrekullueshme. Me të vërtetë e shijova sa kohë isha këtu,” – tha ai.

“Shpresoj, dhe besoj, se ka diçka pas kësaj. Jam i emocionuar të takoj ata njerëz, dhe shpresoj që tani jemi duke u argëtuar dhe duke bërë shaka me të gjithë ju ‘nërdët’ (në kuptimin shpotitës).”

Ndjekësit kanë lënë komente prekëse nën videon e tij:

Një person shkruajti:
“Njeriu më i veçantë. Pushofsh në paqe, i ëmbli Tanner. Po dërgoj dashuri dhe lutje për të gjithë ata që mbetën pas, sidomos për Shay dhe vajzën tuaj të bukur.”

Një tjetër shtoi:
“Lutje për ty dhe vajzën tënde të vogël. Qielli fitoi engjëllin më të mirë. Të dua.”

Një komentues i tretë shkruajti:
“Më vjen shumë keq Shay, mendimet dhe lutjet e mia janë me ty.”

Tanner ishte diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë në moshën 25-vjeçare, dhe tre vite më vonë mjekët i thanë se sëmundja ishte e pashërueshme. Ata i dhanë mes 2 dhe 5 vite jetë.

Midis nëntorit 2020 dhe tetorit 2024, Tanner iu nënshtrua mbi 50 seancave kimioterapie dhe radioterapie, si dhe 6 operacioneve të mëdha, sipas revistës People.

Çifti ndërtoi një audiencë të madhe duke përdorur rrjetet sociale për të dokumentuar “udhëtimin e tyre të fundit” dhe për të përmbushur listën e dëshirave pas diagnozës së rëndë.

Ata udhëtuan në Irlandë për të rinovuar betimet martesore, vizituan Disney World, dhe shkuan me pushime në Meksikë dhe Itali.

Tanner ishte një fans i madh i Star Wars dhe arriti të takohej me aktorin Mark Hamill, që luajti rolin e Luke Skywalker.

Edhe përshkrimi i videos së fundit kishte një referencë për Star Wars: “Qoftë forca me ju nga engjëlli ynë shpirtëror.”

Në një intervistë për People, Tanner kishte thënë: “Mendoj se është e rëndësishme të flasim për vdekjen, sidomos për njerëz në situatën time. Kjo është diçka për të cilën duhet të përgatitesh. Nuk do të doja që bashkëshortja ime të detyrohej të planifikojë varrimin tim pa ndihmë, dhe ndoshta as pa para për ta bërë këtë.”

Një pjesë e kësaj përgatitjeje përfshinte bashkëpunimin me një “death doula” – një person që i ndihmon njerëzit me planifikimin e jetës në fundin e saj.

Shay njoftoi në nëntor (përmes TikTok-ut) se ishte shtatzënë, dhe lindi vajzën e tyre AmyLou më 15 maj 2025.

Në një video ku lajmëronte lindjen e vajzës, Shay kishte shkruar në përshkrim: “Kanceri na ka marrë kaq shumë. E di që doje kaq shumë të bëheshe baba, dhe unë të pashë të ishe babai më i mirë për qenin tonë. Provuam IVF dhe planifikuam një fëmijë, por sepsa dhe përparimi i kancerit e penguan këtë. Deri tani.”/Prive By Liberta Spahiu

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shay Martin (@tannerandshay)

 

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Paparazzi: Gresa në lidhje? Kapet mat vet e dyta në Gjermani
Next Article Shuma e ‘çmendur’! Kaq do shpenzojë Jeff Bezos për çdo mysafir në dasmën e tij
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Ndodh e papritura mes Gjestit dhe DJ Gimbo

Gjesti, natën e mbrëmshme, ishte i pranishëm në Austri,…

Writen by
Prive
11 Maj, 2025
Yjet

Pas dy javësh në koma, zgjohet adoleshenti me një mesazh prekës për nënën

13-vjeçari Dakota “Cody” Trenkle Jr. u zhduk për më…

Writen by
Prive
15 Gusht, 2025
Yjet

Pique ndahet, nuk i ec lidhja me të dashurën e re?

Së fundmi, në media janë përhapur lajme kontradiktore rreth…

Writen by
Prive
25 Prill, 2025
Yjet

Adriana Matoshi sërish deputete, ka dy fjalë për qytetarët

Adriana Matoshi, ka konfirmuar se do të rikthehet në…

Writen by
Prive
5 Mars, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?