Pas largimit të Heidi Bacit nga programi i mëngjesit “Wake Up”, të gjithë po prisnin me kureshtje se kush do ta shoqërojë moderatorin e njohur Blendi Salaj në këtë sezon të ri.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram, Blendi ka bërë të ditur se rikthimi në ekran po vjen shumë shpejt dhe se këtë herë krah tij do të jenë dy bashkëprezantuese të reja.
Megjithatë, moderatori zgjodhi të ruante misterin duke mos ua zbuluar fytyrat.
Edhe pse njëra prej tyre, biondja, mbetet e panjohur për publikun pasi nuk shihet pothuajse fare, Prive By Liberta Spahiu ua zbulon.
Sipas burimeve të Prive By LS, njëra nga moderatoret e reja që do të nisë zgjimin e mëngjeseve me teleshikuesit do të jetë Nikol, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”.
Sezoni i ri i “Wake Up” nis nga 7 shtatori në Top Channel dhe Top Albania Radio. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


