Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Ja çfarë çon fëmijët drejt duhanpirjes!
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Bota > Ja çfarë çon fëmijët drejt duhanpirjes!
Bota

Ja çfarë çon fëmijët drejt duhanpirjes!

Written by:
Prive
Last updated: 21 Gusht, 2025
Share

Në studimin më të madh të kryer ndonjëherë mbi përdorimin e cigareve elektronike nga të rinjtë, studiues nga Universiteti i York-ut dhe nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër analizuan gati 400 studime të veçanta nga e gjithë bota, në atë që quhet një “rishikim ombrellë”.

I publikuar në revistën Tobacco Control, ky studim zbuloi se cigaret elektronike veprojnë si produkte “urë” drejt përdorimit të cigareve tradicionale, pa përmendur dëmet e shumta që shkaktojnë në shëndetin e trupit të njeriut.

Në një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj prindërve dhe qeverive, ekspertët thanë se fëmijët që fillojnë të përdorin vape kanë tre herë më shumë gjasa të bëhen duhanpirës në të ardhmen.

Profesorja e asociuar në Shkencat e Shëndetit në Universitetin e York-ut, Dr. Su Golder, deklaroi se fuqia e provave nuk mund të shpërfillet më.
“Konsistenca e provave është tronditëse,” tha ajo. “Në shumë studime, të rinjtë që përdorin cigare elektronike kanë më shumë gjasa të fillojnë duhanin në të ardhmen. Këto gjetje mbështesin masa më të forta të shëndetit publik për të mbrojtur adoleshentët nga rreziqet që lidhen me vaping-un.”

Bashkëautori Dr. Greg Hartwell nga LSHTM shtoi:
“Gjetëm prova të qëndrueshme për kalimin nga përdorimi i vape në duhanpirje, gjë që hap derën për një sërë dëmesh që sjellin cigaret tradicionale.

“Siç thotë edhe kryemjeku i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, reklamimi i cigareve elektronike për fëmijët është gjithmonë i papranueshëm, dhe shqyrtimi ynë tregon qartë pse duhen më shumë kufizime për industrinë e duhanit, e cila kontrollon tregun e vape-ve.”

Të dhënat treguan gjithashtu një rritje të rrezikut për zhvillimin e astmës dhe sulmeve astmatike, si dhe shkallë më të lartë të bronkitit dhe pneumonisë.

Adoleshentët u ankuan për marramendje, migrena dhe dhimbje koke, ndërsa studiuesit gjetën prova edhe për ulje të numrit të spermës tek meshkujt, madje edhe lidhje me ankthin dhe mendime vetëvrasëse.

Vape-t, të cilat shiten në një pafundësi shijesh, mund të çojnë edhe në abuzim me alkoolin në të ardhmen, me shumë të rinj që më vonë nisin të përdorin edhe kanabis.

Autorja kryesore e studimit, Dr. Rebecca Glover, kërkoi që politikëbërësit të reflektojnë thellë përballë rezultateve të këtij kërkimi.
“Vaping-u po ndikon negativisht në shëndetin e të rinjve në mbarë botën dhe duket se është një derë hyrëse drejt substancave të tjera,” u shpreh ajo.

“Studimi ynë ofron provat më të forta deri më tani se të rinjtë globalisht përballen me një sërë dëmesh fizike dhe psikologjike nga vaping-u dhe kanë rrezik më të lartë të kalojnë në duhanpirje.”

Shifra shqetësuese të përmbledhura nga NHS konfirmojnë se 10% e fëmijëve të moshës 11 deri në 15 vjeç tani janë përdorues të rregullt të vape-ve.

Për shkak të përmasave epidemike të këtij problemi, NHS ka hapur klinikën e parë të specializuar për ndihmën e të rinjve të varur nga vape-t, në Spitalin për Fëmijë Alder Hey.

Mësuesit britanikë thonë se konfiskimet e vape-ve janë në rritje të pandalshme, ndërsa një organizatë spitalore pretendon se gati 17% e pajisjeve të konfiskuara përmbanin Spice, një substancë sintetike tepër e rrezikshme.

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Arta Bajrami i shkruan letër Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit
Next Article Maison de Parfum tani e tutje edhe në aeroportin e Tiranës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Bota

Mbi 20 shtete në alarm: Ky rriqër mund të shkaktojë infeksione fatale!

Ekspertët shëndetësorë kanë lëshuar një paralajmërim urgjent lidhur me…

Writen by
Prive
9 Shtator, 2025
Bota

Ekspertët tregojnë efektin befasues të Ozempic në tru

Studiuesit zbulojnë: Barnat GLP-1 ndikojnë në trurin tonë dhe…

Writen by
Prive
6 Tetor, 2025
Bota

Detajet ‘flasin’, ja çka po ndodh mes çiftit të dashur turk

Fansat e çiftit të dashur të aktrimit, Özge Yağız…

Writen by
Prive
21 Nëntor, 2025
Bota

E zhdukur pa gjurmë nga anija, 26 vite më pas, zëri i saj dëgjohet sërish!

Më 24 mars 1998, Amy Bradley, 23 vjeçare nga…

Writen by
Prive
18 Korrik, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Fjolla ‘nuk njihet’! Lë pa fjalë me ndryshimin e fundit
5 Mars, 2026
‘Mall dhe dhimbje,’ Labi flet për mungesën e gjyshit dhe familjarëve të ndjerë
5 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?