Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: “Jemi ndarë prej 6 muajsh,” Selvija flet për herë të parë për ndarjen nga Shpati
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > “Jemi ndarë prej 6 muajsh,” Selvija flet për herë të parë për ndarjen nga Shpati
Yjet

“Jemi ndarë prej 6 muajsh,” Selvija flet për herë të parë për ndarjen nga Shpati

Written by:
Prive
Last updated: 11 Tetor, 2025
Share

Pas shumë muajsh heshtjeje, Selvije Jao ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të reagojë publikisht për ndarjen nga këngëtari i njohur, Shpati Kasapi.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj detaje të sinqerta mbi raportin që tashmë i ka dhënë fund.

Selvija ka treguar se ajo dhe Shpati janë ndarë prej më shumë se gjashtë muajsh, duke theksuar se çdo gjë që ata bëjnë sot, e bëjnë vetëm për mirëqenien e djalit të tyre, Roelit, të cilin e quan “një engjëll që nuk ka asnjë faj në këtë mes”.

“Nuk kam folur asnjëherë publikisht për ndarjen me Shpatin, por e shoh që njerëzit kanë kaluar çdo kufi që unë mund të toleroj.
Unë dhe Shpati jemi të ndarë prej më shumë se 6 muajsh. Çdo gjë që bëjmë është vetëm për Roelin dhe mirëqenien e tij. Nuk e kemi më në plan të jemi çift, sado e dhimbshme të tingëllojë, ndoshta për ne ky është vendimi i duhur”, shkruan Selvija.

Ajo ka theksuar se mes tyre nuk ka më konflikt, përkundrazi, marrëdhënia e tyre është e bazuar në respekt dhe mirëkuptim, pasi mbeten të lidhur përjetësisht nga fëmija që kanë së bashku.

“Shpatin e respektoj në maksimum dhe për mua ai do të mbetet njeriu më i afërt në jetën time, sepse kemi ndarë një copë bukë dhe kemi një fëmijë bashkë. Jemi shokë të mirë dhe përpiqemi që askush të mos lëndohet.”

Ndërkohë, Selvija ka bërë thirrje që njerëzit të mos kalojnë kufijtë me mesazhe apo komente fyese ndaj saj apo Shpatit, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye për përfshirje apo ofendime.

“Ajo që më pengon janë njerëzit që kanë kaluar çdo limit me mesazhe, komente dhe shtrirjen sikur jam unë fajtore. Çdo insinuatë dhe përhapje e lajmeve të rreme do të ndiqet ligjërisht”, ka paralajmëruar ajo.

Në fund të reagimit të saj, Selvija ka zgjedhur të tregojë pjekuri dhe elegancë duke përgëzuar Shpatin për projektin e tij më të fundit muzikor:

“E dëgjova këngën e fundit të Shpatit dhe i uroj me zemër suksese! Secili shpreh ndjenjat në mënyrën e vet, arti është mënyra më e bukur për ta bërë këtë. Unë i uroj gjithë të mirat dhe shpresoj që muzika e tij të prekë zemrat, ashtu siç ka prekur dikur timen.”

Me këtë deklaratë, duket se Selvija i ka vënë njëherë e mirë pikë spekulimeve rreth ndarjes së saj me Shpatin, duke vendosur të mbajë fokusin tek djali i tyre dhe respektin e ndërsjellë. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Stresi i ashpër, i përgjigjet Jozit pas deklaratave të tij
Next Article Albina dhe Bes Kallaku sjellin duetin, dedikim për prindërit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Brikey merr dhuratën romantike nga i dashuri?

Ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Brikenda Karrica, sot…

Writen by
Prive
11 Shtator, 2025
Yjet

Dalin detajet, ja pse u nda çifti i njohur turk

Aktori i njohur turk Kerem Bürsin dhe trashëgimtarja e…

Writen by
Prive
2 Tetor, 2025
Yjet

Zana Avdiu: Na fal Eldion!

Për varrimin e Eldionit, vëllait të artistit Gjesti, janë…

Writen by
Prive
28 Shtator, 2025
Yjet

Rina flet, i jep lamtumirën Festimit!

Prishtina u trondit ditën e djeshme nga një ngjarje…

Writen by
Prive
10 Maj, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?