Reperi i njohur Buta ka publikuar së fundmi një seri fotografish në profilin e tij në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit disa nga momentet e tij më të fundit.
Mes fotove të ndryshme, artisti ka publikuar edhe imazhe mjaft të ngrohta krah familjes së tij, bashkëshortes dhe vajzës, duke konfirmuar kështu ribashkimin me gruan e tij Fjollën.

Përmes këtij postimi, Buta ka shfrytëzuar rastin për të sqaruar edhe arsyen se pse nuk ka qenë shumë aktiv me projekte të reja muzikore gjatë këtij viti. Ai u ka kërkuar ndjesë fansave të tij, duke treguar se vëmendja e tij kryesore ka qenë e përqendruar te shëndeti dhe mirëqenia personale.
“Më falni që nuk kemi nxjerrë shumë muzikë këtë vit. Kam qenë duke u fokusuar në shëndet. Kam dashur të këndellem këtë vit dhe ia kam arritur. Jam sober (i pastër) që nga janari”, është shprehur reperi në mbishkrimin e postimit. /Prive By Liberta Spahiu



