Jonida Maliqi dhe Alessio Alia kanë bërë një tjetër paraqitje të përbashkët, këtë herë në një prej ngjarjeve më të komentuara të mbrëmjes.
Dyshja ndodhet sonte në Romë, ku po mbahet dasma e Kidës dhe Ajbit, mes një numri të madh emrash të njohur të estradës shqiptare.
Siç shihet në fotografinë e siguruar nga Prive By Liberta Spahiu, Jonida dhe Alessio janë parë bashkë gjatë ceremonisë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen.
Raporti mes tyre është komentuar prej muajsh. Në maj, dyshja u fotografua së bashku në aeroport, ndërsa më pas u shfaqën krah njëri tjetrit edhe në festën pas përfundimit të “Ferma VIP”.
Vetë Alessio, i pyetur gjatë verës për raportin me Jonidën, kishte zgjedhur të mos e konfirmonte hapur romancën, duke folur për një shoqëri mes tyre dhe duke preferuar që pjesën tjetër ta mbante private.
Por, pas gjithë pikëpyetjeve që e kanë shoqëruar raportin e tyre, paraqitja e përbashkët sonte në dasmën e Kidës dhe Ajbit e bën situatën shumë më të qartë.
Tashmë nuk ka më dyshime për raportin mes Jonida Maliqit dhe Alessio Alias. /Prive By Liberta Spahiu



