Thierry Grosjean, bashkëshorti i artistes së ndjerë Hueyda El Saied, duket se ka hapur një kapitull të ri në jetën sentimentale.
Në fotografitë e publikuara së fundmi në rrjetet sociale, ai shfaqet pranë partneres së re, ndërsa pjesë e udhëtimeve dhe momenteve të tyre familjare është edhe Gabrieli, djali i Hueydës.

Hueyda dhe Thierry jetonin së bashku në Luksemburg, ndërsa martesën e tyre e kurorëzuan në një ceremoni private në vitin 2020. Pas largimit të saj, Thierry ka vazhduar të kujdeset për Gabrielin, duke e mbajtur gjithmonë pranë vetes.
Artistja e dashur shqiptare u nda nga jeta më 23 nëntor të vitit 2021, në moshën 46 vjeçe, pas betejës me kancerin e gjirit. Sot, gati pesë vjet pas humbjes së saj, Thierry duket se ka gjetur sërish dashurinë, pa e ndarë Gabrielin nga asnjë hap i jetës së re familjare.
/Prive By Liberta Spahiu



