Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Kënga e Bardhit vidhet ‘dritë për diell’ nga artistët e famshëm francez
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Kënga e Bardhit vidhet ‘dritë për diell’ nga artistët e famshëm francez
Yjet

Kënga e Bardhit vidhet ‘dritë për diell’ nga artistët e famshëm francez

Written by:
Prive
Last updated: 28 Janar, 2026
Share

Një situatë e pazakontë dhe tejet e dyshimtë po qarkullon orët e fundit në rrjet, duke vendosur në qendër të vëmendjes dy emra të mëdhenj të muzikës franceze dhe një hit të padiskutueshëm shqiptar.

Zaho dhe Moha K kanë publikuar me pompozitet copëza nga projekti i tyre më i ri “Sayer”, por gëzimi i tyre në studio duket se është ndërtuar mbi punën e dikujt tjetër. Për çdo vesh shqiptar, dhe jo vetëm, tingujt e kësaj kënge janë identikë me ata të baladës ikonike “A Je” të Bardhit.

Ngjashmëria nuk është thjesht në inspirim; ajo tingëllon si një kopje flagrante e vijës melodike që Çelik Lipa krijoi vite më parë dhe që Bardhi e shndërroi në himn absolut. Deri më tani, nuk figuron asnjë kreditim për artistët shqiptarë dhe asnjë shenjë se ky është një huazim i autorizuar, duke lënë të kuptohet se me shumë gjasë kemi të bëjmë me një përvetësim të pastër të pronës intelektuale.

@moha_kaid212 « SAYER» X @Zaho ✨ #fyp #tiktokmusic #pourtoii #newsong ♬ son original – Moha K

Është e habitshme se si emra me kaq peshë në industrinë evropiane guxojnë të hedhin në treg një material kaq të ngjashëm me një këngë që numëron dhjetëra miliona klikime, duke injoruar faktin se në epokën digjitale e vërteta del sheshit menjëherë.

Ky veprim pritet të sjellë reagime të forta, e pse jo edhe përballje serioze ligjore për këtë “grabitje” artistike në mes të ditës, pasi vështirë se një vjedhje e tillë mund të kalojë në heshtje. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Tayna, e vetmja artiste shqiptare e përmendur në një intervistë ndërkombëtare për Dua Lipën
Next Article Një tjetër tentativë ndaj gazetarit Elton Tozaj, policia nis hetimet
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

E papritura në pushime, Adelina Tahiri përballet me një situatë të pazakontë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka përjetuar një…

Writen by
Prive
27 Maj, 2025
Yjet

Ofendimet në TikTok i kushtojnë rëndë Suadës, flet pas incidentit

Një ngjarje e rëndë ka qarkulluar me shpejtësi orët…

Writen by
Prive
25 Dhjetor, 2025
Yjet

Londrimi i ashpër ndaj Labit, e quan: ‘Matrapaz’

Spektakli i natës së sotme në Big Brother VIP…

Writen by
Prive
5 Dhjetor, 2025
Yjet

Studimet zbulojnë: Ja si ta kuptoni se partneri po ju tradhton

Kur njerëzit fillojnë të dyshojnë se partneri i tyre…

Writen by
Prive
16 Gusht, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

“Errësira s’e mposhtë ngjyrën”, Three60 me kampanjë mbështetëse për Gjestin
14 Mars, 2026
Në privatësi, Floriani qenka bërë plot dy herë baba!
14 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?