Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Kush është çifti i famshëm që po bën gati dasmën?
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Kush është çifti i famshëm që po bën gati dasmën?
Yjet

Kush është çifti i famshëm që po bën gati dasmën?

Written by:
Prive
Last updated: 12 Shtator, 2025
Share

Aktori i njohur Liam Hemsworth është tashmë i fejuar!

E fejuara e tij, Gabriella Brooks, ndau lajmin të premten herët në mëngjes përmes një postimi në Instagram, duke publikuar një seri fotosh.

Në foton e parë, ajo shihet e ulur me krahët rreth aktorit australian, me dorën e majtë të vendosur mbi gjoksin e tij, duke treguar unazën me diamant në gishtin e fejesës.

Pas kësaj fotoje të ëmbël, ajo publikoi një pamje të detit me diellin që shkëlqente në horizont dhe më pas, një foto të thjeshtë të dorës së saj duke treguar unazën e re.

Liam ende nuk ka bërë ndonjë postim për këtë lajm të bukur.

Siç dihet, kjo do të jetë martesa e tij e dytë – ai u martua me Miley Cyrus në dhjetor të vitit 2018, pas një lidhjeje të gjatë me ndërprerje që zgjati rreth një dekadë. Megjithatë, martesa e tyre përfundoi më pak se një vit më vonë.

Aktori i “Hunger Games” dhe Gabriella janë bashkë prej vitesh. Lidhja e tyre nisi në dhjetor 2019, kur u panë për herë të parë në një mëngjes me prindërit e Liam në Australi.

Çifti, që preferon të mbajë jetën private larg vëmendjes, e bëri lidhjen zyrtare në Instagram në qershor të vitit 2021.

Thashethemet për fejesë nisën muajin e kaluar, kur modelja u pa me një unazë në dorën e majtë ndërsa ndodhej në një dok në Ibiza, Spanjë. Tani, fansat kanë marrë përgjigjen./Prive By Liberta Spahiu

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gabriella Brooks (@gabriella_brooks)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Kush është personi që i mori jetën Charlie Kirk?
Next Article Jozi nxjerr këngë të re por vëmendjen e merr komenti i ish-banores!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

ModëYjet

10 tendencat e manikyrit të thonjve me të cilat do të jeni të fiksuar këtë pranverë

Ngadalë por sigurt, dimri i ftohtë po zëvendësohet nga…

Writen by
admin
21 Janar, 2025
Yjet

Fjolla bën ndryshimin në pamje pas daljes nga BBVK

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka vendosur të nisë…

Writen by
Prive
21 Janar, 2026
Yjet

Si e paralajmëroi Gjesti dje arratisjen nga shtëpia e Big Brother

Një zhvillim befasues ndodhi sot rreth orës 20:00. Fansat…

Writen by
Prive
26 Shkurt, 2025
Yjet

‘Burra dhe gra’, Milaimi kthehet në ekran me një përbërje atraktive

Gazetari i njohur Milaim Zeka ka vendosur të sjellë…

Writen by
Prive
1 Shkurt, 2026

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzohen në martesë
15 Mars, 2026
Ludo Lee ‘lëshon dorën’ në Zvicër me 10.000 franga bakshish
15 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?