Dokumentari më i ri në Prime Video, i titulluar „Loredana & Karim“, ka zbuluar detaje të pathëna dhe mjaft interesante nga jeta private e reperes shqiptare Loredana dhe futbollistit të Borussia Dortmund, Karim Adeyemi. Përmes gjashtë epizodave, kamerat kanë ndjekur përditshmërinë e çiftit, duke pasqyruar dinamikën e tyre unike dhe faktin se, siç thonë edhe vetë, ata nuk janë një “çift normal”.
“Në shtëpi unë i kam pantallonat (unë vendos)”, thotë Loredana me shaka, duke marrë parasysh se Karimi si futbollist udhëton shumë. Nga ana tjetër, ylli i Dortmundit shton me buzëqeshje: “Ti po më kthen në një qen Chihuahua, o shok”. Pavarësisht këtyre shkëmbimeve me humor, të dy e shohin veten si çiftin perfekt. 30-vjeçarja thekson se ata dinë gjithçka për njëri-tjetrin, ndërsa Karimi shton me se fundja u martuan “për të pasur një klasë më të mirë të taksave”.
Përtej jetës së tyre plot shkëlqim në syrin e publikut, si propozimi ashtu edhe dasma e tyre në tetor të vitit 2024 ishin gjithçka tjetër përveçse glamuroze. Loredana ka kujtuar momentin e propozimit, i cili ndodhi gjatë një shëtitjeje në një natë të ftohtë dimri. “Ai nxori unazën dhe unë u shokova”, tregon reperja. Propozimi ndodhi në mes të pyllit dhe u filma me telefon nga vajza 6-vjeçare e Loredanës, Hana. Reperja kujton duke qeshur se reagimi i saj ishte pakëz i sikletshëm (cringe): “Nuk i thashë ‘Po’, por ‘Safe’ (Sigurisht)”.
Çifti e kurorëzoi dashurinë në tetor të vitit 2024 në një zyrë të thjeshtë gjendjeje civile në Cyrih, ku të ftuar ishin vetëm familjarët dhe miqtë më të ngushtë. Edhe pse ishte një ceremoni modeste dhe me kosto të ulët, Loredana shprehet se ndjenja ishte aq e fuqishme sa “i dukej sikur kishin shpenzuar miliona”. Ajo shton se te Karimi sheh dashurinë e vërtetë.
Një tjetër detaj që ka bërë përshtypje është vendimi i tyre për të mos pasur një kontratë paramartesore për ndarjen e pasurisë. Madje, ky vendim kishte habitur edhe vetë avokatin e tyre. “Avokati mbeti i shokuar dhe tha: ‘Si? Zero?'”, shpjegon Loredana në dokumentar, duke sqaruar se në rast divorci, asnjëri prej tyre nuk do të përfitojë nga pasuria e tjetrit, duke treguar kështu besimin e plotë që kanë tek njëri-tjetri. /Prive By Liberta Spahiu



