Ka marrë fund periudha e thashethemeve dhe e aludimeve të gjata.
Dyshja më e përfolur e momentit në Hollivud, supermodelja Kendall Jenner dhe aktori Jacob Elordi, sapo kanë konfirmuar gjithçka pa pasur nevojë për një deklaratë zyrtare.
Së fundmi, çifti është fotografuar në Australi, pikërisht në vendlindjen e yllit të “Euphoria”, duke shijuar një shëtitje mjaft të qetë.
Ajo që i vuri “vulen” njëherë e mirë kësaj romance dhe që vërteton se gjërat mes tyre janë bërë mjaft serioze, ishte prania e nënës së Jacob, e cila i shoqëronte gjatë gjithë kohës.
Një takim i tillë familjar konsiderohet gjithmonë si hapi i madh në çdo lidhje, dhe Kendall duket se tashmë e ka kaluar me sukses këtë fazë.
Ndonëse Elordi kishte marrë pjesë në ditëlindjen e Jenner që në vitin 2022, shkëndijat e para të një lidhjeje nisën në mars të këtij viti (2026), kur u panë shumë të afërt në festën e Oskarëve të “Vanity Fair”, e më pas në festivalin “Coachella” në prill.
Burime për revistën “PEOPLE” kanë bërë me dije se dyshja po i merr gjërat shtruar dhe po mundohen ta mbajnë marrëdhënien sa më private, pasi asnjëri prej tyre nuk dëshiron një vëmendje të tepërt mediatike.
Kendall, e cila më parë ka qenë në lidhje me Bad Bunny dhe Devin Booker, ka shprehur gjithmonë qëndrimin e saj se ekspozimi i romancave në publik thjesht i ndërlikon gjërat.
Nga ana tjetër, edhe Elordi, i cili ka pasur lidhje me emra si Zendaya e Kaia Gerber, njihet për të njëjtin diskretizëm.
Pikërisht për këtë arsye, dyshja u përpoq maksimalisht ta mbante romancën larg syrit të publikut duke zgjedhur destinacione të largëta.
Ndjekësit e vëmendshëm i pikasën fillimisht gjatë disa pushimeve sekrete në Hawaii, ku ndonëse u kujdesën të mos publikonin foto pranë njëri-tjetrit, detajet në rrjetet sociale i zbuluan.
Pas asaj arratisjeje, ata u panë shpesh duke darkuar në shoqërinë e miqve të tyre më të afërt në Kaliforni, por gjithmonë duke tentuar të profesonit largimin veçmas nga restorantet për të shmangur paparacët.
Megjithatë, udhëtimi i tyre i radhës në Japoni bëri xhiron e rrjetit dhe thuajse e zbuloi të gjithë historinë, kur gjatë një darke në një restorant tradicional, stafi i entuziazmuar bëri një selfie me dy yjet e famshëm, imazh i cili u bë menjëherë viral.
Tani, me këtë ndalesë të fundit në Australi dhe prezantimin zyrtar me “vjehrrën”, Kendall Jenner dhe Jacob Elordi i kanë dhënë fund fshehjes, duke u kthyer zyrtarisht në çiftin më të ri dhe më të komentuar të showbiz-it ndërkombëtar. /Prive By Liberta Spahiu
@jacobmaniaupdatexo Oh Jacob found his wife ✨🔥🔥💙 #fyp #jacobelordi #couple #kendalljenner #viral ♬ Into You – Ariana Grande


