Mes angazhimeve të shumta televizive në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova”, moderatori Alaudin Hamiti ka gjetur pak kohë për veten, pikërisht në ditën e tij të lindjes.
Dini ka udhëtuar sot drejt Dubait, ku prej disa ditësh po qëndrojnë disa nga ish-banorët e edicionit të katërt të BBVK-së, të cilët po shijojnë pushimet e fituara gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK.
Moderatori u është bashkuar sot ish-banorëve, ndërsa nuk kanë munguar as fotografitë e para nga takimi i tyre.
Përmes një publikimi në Instagram, Alaudini është shfaqur në shoqërinë e Klodit, Londrimit dhe Labinot Haxhiut, teksa krahas fotografisë ka shkruar “Celebrating” (Duke festuar).

Kështu, këtë vit, ditëlindja e moderatorit e ka gjetur larg studios televizive, por pranë disa prej personazheve që ai përcolli për muaj me radhë në rrugëtimin e tyre brenda BBVK-së.
Pas një mbrëmjeje të ngarkuar me spektaklin e së hënës, Dini po shijon disa momente larg angazhimeve profesionale. /Prive by LS


