Këngëtarja dhe opinionistja e BBVK, Leonora Jakupi, ka zgjedhur ditën e dashurisë, Shën Valentinin, për të ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj.
Ndonëse njihet si një nga personazhet më të rezervuar sa i përket jetës private, këtë herë ajo ka bërë një përjashtim të ëmbël.
Prej vitesh, Leonora është në një lidhje dashurie, por gjithmonë ka preferuar që këtë pjesë të jetës ta mbajë larg syrit të mediave dhe opinionit publik.
Ajo është kujdesur me fanatizëm që të mos zbulojë kurrë identitetin e partnerit, duke u fokusuar vetëm te karriera e saj muzikore.
Në foton e postuar së fundmi në rrjetet sociale, këngëtarja shfaqet duke shtrënguar duart me personin e saj të zemrës, mbi një tufë gjigante me trëndafila të kuq.
Edhe pse nuk e ka zbuluar fytyrën e tij, ky gjest është parë si një konfirmim i bukur i dashurisë që po përjeton, duke i bërë fansat të lumtur për lumturinë e saj. /Prive By Liberta Spahiu



