Është publikuar projekti më i ri muzikor i titulluar “LIVE IT UP”, një bashkëpunim që bën bashkë artistin Klepto me emrat e njohur të skenës: Ledri Vula, Lumi B, Capital T dhe Mc Kresha.
Kënga ka nisur tashmë të shpërndahet në platformat muzikore.
Kënga është shoqëruar edhe me një videoklip të realizuar nga produksioni KATER TRE FILMS. Klipi vjen me një realizim të pastër dhe mjaft profesional, duke sjellë pamje të kuruara mirë që përshtaten me ritmin e këngës.
Ky projekt është publikuar në kanalin zyrtar të Klepto në YouTube dhe në linkun mëposhtë mund ta dëgjoni të plotë. /Prive By Liberta Spahiu


