Loredana ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa nga momentet më të bukura nga Barcelona.
Prania e tyre në qytetin spanjoll vjen përgjatë kapitullit të ri në karrierën e partnerit të saj, Karim Adeyemi, i cili tashmë vesh fanellën e gjigantit katalanas FC Barcelona.
Në mesin e imazheve të publikuara, fotoja që ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen është ajo ku sulmuesi i ri i Barcelonës shfaqet duke mbajtur në krahë vajzën e Loredanës, Hanën. Vogëlushja shihet e veshur pikërisht me fanellën e klubit të tij të ri dhe me maskotën zyrtare në duar, teksa pozojnë pranë logos gjigante të FC Barcelonës.
“Barcelonë të dua shumë”, ka shkruar Loredana në postimin e saj.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


