Në një kohë kur lajmet për shëndetin e saj kanë prekur zemrat e publikut, Antigonë Ramosaj, nëna e dy artistëve të njohur Alban dhe Beatrix Ramosaj, ka dhënë sot leksionin më të bukur të forcës dhe jetës.
Ndonëse së fundmi u bë e ditur se ajo po përballet me një betejë të vështirë me kancerin dhe po i nënshtrohet seancave të kimioterapisë, Antigona ka treguar se asgjë nuk mund ta ndalë vullnetin e saj.
Ishte vajza e saj, Beatrixa, ajo që ndau një moment emocionues në Instagram Story, ku shihet Antigona e buzëqeshur dhe plot energji brenda një salle palestre.
“Shikoni kush vendosi të më bashkohet në palestër sot,” – ka shkruar Beatrixa krahas pamjeve, ndërsa Antigona e ka ripostuar duke shtuar fjalët: “Te dua”.
Ky veprim nuk është thjesht një aktivitet fizik, por një mesazh i fuqishëm për të gjithë ata që kalojnë sfida të ngjashme.
Duke zgjedhur aktivitetin sportiv dhe duke qëndruar aktive, Antigona vërteton se pozitiviteti dhe kujdesi për trupin janë aleatët kryesorë në çdo luftë.
Ky moment frymëzues tregon se jeta vazhdon me të njëjtin ritëm, pavarësisht vështirësive. /Prive By Liberta Spahiu



