Katerina Goga, e njohur për publikun nga emisioni “Për’puthen”, ka reaguar ashpër ndaj një komenti fyes të marrë në rrjetet sociale, duke paralajmëruar se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj personave që, sipas saj, e ofendojnë dhe shpifin për të.
Ish-konkurrentja, e cila së fundmi është bërë nënë e një vajze, ka publikuar reagimin e saj në Instagram, pasi një përdorues i ka drejtuar fjalë fyese, duke përmendur edhe fëmijën e saj.
Në komentin e publikuar, ndjekësi ka përdorur gjuhë denigruese ndaj Katerinës, duke vënë në shënjestër edhe rolin e saj si nënë.
Përgjigjja e saj nuk ka vonuar. Katerina ka deklaruar se nuk do të tolerojë akuza të tilla, veçanërisht kur, sipas saj, ato bëhen pa prova dhe nga llogari që mund të përdorin të dhëna të rreme.
Ajo ka paralajmëruar se do t’u drejtohet autoriteteve përkatëse përmes një kallëzimi në lidhje me komentet fyese dhe identitetet e rreme në internet.
Reagimi i saj vjen në një periudhë kur jeta private e Katerinës është komentuar gjerësisht, veçanërisht pas ndarjes dhe zhvillimeve në raportin me Arnoldin, me të cilin u njoh gjatë pjesëmarrjes në “Për’puthen”.
Pas bërjes publike të shtatzënisë, marrëdhënia mes tyre u shoqërua me deklarata të ndryshme, ndërsa çështja e atësisë së vajzës u kthye në temë diskutimi publik. Arnoldi kishte kërkuar një test të ADN-së, ndërsa Katerina kishte reaguar ndaj deklaratave të tij.
Megjithatë, në një intervistë për Prive By LS, Katerina ka zbuluar se raporti mes tyre ka marrë një drejtim tjetër, duke bërë të ditur se janë afruar sërish dhe kanë rikthyer komunikimin.
Në reagimin e fundit, ajo e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të lejojë më fyerje ndaj saj dhe familjes së saj, duke paralajmëruar se komentet e tilla mund të kenë pasoja ligjore.



