Bota e modës dhe rrjeteve sociale është tronditur nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të modeles dhe dizajneres australiane, Sahara Ray, e cila ndërroi jetë në spital në moshën vetëm 34-vjeçare.
E njohur gjithashtu për lidhjen e saj të kaluar me këngëtarin Justin Bieber, lajmi për vdekjen e saj u konfirmua nga familja për median TMZ.
Në deklaratën e tyre prekëse, familjarët e pikëlluar u shprehën: “Ajo ndërroi jetë mbrëmë e rrethuar nga familja në spital. Ishte shumë e dashur për të gjithë ne.”
Imazhi i saj i fundit në Instagram, i publikuar më 20 korrik — rreth 13 javë para se të ndërronte jetë — tashmë është kthyer në një vend ngushëllimi për mijëra ndjekës.
Në atë postim, modelja kishte ndarë disa fotografi tejet të ëmbla të vajzës së saj të posalindur, Snow, duke shkruar përbri: “Gjithë zemra ime, baby Snow.” /Prive By LS