Ramush Haradinaj ka kujtuar vëllain e tij të ndjerë, Luan Haradinajn, në ditën e lindjes së tij, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Postimin, të cilin e ka shoqëruar me një fotografi të përbashkët nga e kaluara, Haradinaj e ka përcjellë me fjalë prekëse në kujtim të tij.
“Luan, linde 53 vjet më parë, por për ne mbetesh përherë Luani i lirisë”, ka shkruar ai.
Luan Haradinaj lindi më 17 nëntor 1973 në Gllogjan të Deçanit dhe ishte ndër luftëtarët e orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në rrugën drejt lirisë.
Ai ra dëshmor më 6 maj 1997, në moshën 23-vjeçare, gjatë një përleshjeje të armatosur me forcat serbe në Qafën e Prushit, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Në atë kohë, Luan Haradinaj po udhëhiqte një grup luftëtarësh që po hynin në Kosovë për t’iu bashkuar luftës çlirimtare.
Sakrifica dhe kontributi i tij vazhdojnë të kujtohen me nderim nga familja, bashkëluftëtarët dhe qytetarët e Kosovës. /Prive By LS
View this post on Instagram


