Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Në fshehtësi, këngëtarja shqiptare martohet me të dashurin arab
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Në fshehtësi, këngëtarja shqiptare martohet me të dashurin arab
Yjet

Në fshehtësi, këngëtarja shqiptare martohet me të dashurin arab

Written by:
Prive
Last updated: 15 Maj, 2025
Share

Këngëtarja shqiptare Anita Latifi, e njohur nga formati “DSDS” dhe aktualisht pjesë e spektaklit “Kampf der Realitystars”, ka kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin Fabrice në fshehtësi të plotë.

Çifti është bashkë prej gati shtatë vitesh dhe njihen që nga koha e shkollës. Në një prononcim për BILD, Anita tregon:
“U fejova në prill në Zandvoort (Holandë), në bregdet. Propozimi ndodhi në perëndim të diellit, ishte vërtet romantik. Ishte një surprizë e bukur. Por pas kaq shumë vitesh lidhje, mendoj se ishte momenti i duhur.”

Pas propozimit, nuk kanë humbur kohë: “Donim menjëherë të martoheshim në mënyrë civile. Vetëm me familjen më të afërt. Asnjë nga miqtë tanë nuk e dinte”.
Sipas gazetës gjermane BILD, ceremonia u mbajt fundjavën e kaluar në Schloss Martfeld në Schwelm, një vend i mrekullueshëm dhe privat.
Anita vendosi të mos e bëjë publik mbiemrin e bashkëshortit, por konfirmoi se do të vazhdojë të përdorë emrin e saj artistik:
“Donim që gjithçka ta shijonim vetëm për veten tonë”.

Pas ceremonisë, çifti e festoi martesën në një restorant elegant, larg syve të publikut. “Fillimisht e mbajtëm gjithçka private – por tani duam ta ndajmë këtë lumturi edhe me fansat tanë.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Anita Latifi (@anitalatifi)

Gjatë xhirimeve të spektaklit “Kampf der Realitystars” në fillim të vitit 2025, Anita zbuloi se ishte shtatzënë.
“Në mes të setit, testi i shtatzënisë doli pozitiv,” tregon ajo për BILD.
Aktualisht në ekran ajo shfaqet ende pa barkun e shtatzënisë – të mërkurën ajo hyri në vilën e të famshmëve në plazhin e Tajlandës dhe nisi menjëherë përplasjet e para me banorët e tjerë.

A do ta trashëgojë foshnja e ardhshme karakterin shpërthyes të Anitës? Kjo mbetet për t’u parë. Ndërkohë, çifti po mendon të organizojë një dasmë më të madhe pas lindjes së fëmijës.

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Yll Limani rikthen kujtimet me “A t’kujtohet dashnia”
Next Article Tayna ‘mori’ këngën e saj, Alida Hisku zbulon prapaskenat
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Komentet për bullizim ndaj Sarës, Gresa me përgjigje epike!

Me disa lëvizje të fundit i ka ndezur komentet…

Writen by
Prive
6 Qershor, 2025
Yjet

Ditëlindja e parë bashkë s’mund të ishte më e bukur për Sarën dhe Erikun

Influencerja Sara Hoxha feston sot ditëlindjen e 33-të. Kjo…

Writen by
Prive
19 Qershor, 2025
Yjet

Harrojeni pagjumësinë me këto këshilla të thjeshta

Një gjumë cilësor është thelbësor për shëndetin tonë fizik…

Writen by
Prive
7 Mars, 2025
Yjet

Vdes Xatar, gangster-reperi i parë në Gjermani

Një lajm tronditës ka goditur skenën e muzikës gjermane…

Writen by
Prive
9 Maj, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?