Muaj më parë, shkrimtarja dhe poetja e njohur, Mimoza Ahmeti, ka prekur zemrat e publikut me një rrëfim të sinqertë dhe tejet të dhimbshëm në emisionin “Goca dhe Gra”.
Teksa u përball me një video të disa viteve më parë, po në të njëjtën studio, ajo foli hapur për kalvarin e vuajtjeve me partnerin e saj 36-vjeçar, një shtetas i huaj, i cili vuan nga skleroza. Kjo histori mbijetese hedh dritë mbi arsyet e forta financiare që e shtyjnë poeten të jetë pjesë e formateve dhe projekteve televizive, ku qëllimi kryesor mbetet sigurimi i të ardhurave për të mbajtur në jetë njeriun që ka në krah.
Gjithçka nisi vite më parë kur partneri i saj, dikur një “bukurosh i gjallë”, filloi të shfaqte simptoma të rënda lodhjeje, të cilat në fillim Mimoza dyshoi se lidheshin me abuzimin me alkoolin. Megjithatë, mjekët zbuluan se bëhej fjalë për një formë të rëndë skleroze. Mimoza përshkruan peshën e madhe emocionale të kësaj situate: “Të mbash në shpirt dhe në duart e tua shpirtin e një njeriu që del disa herë për të vdekur dhe t’ia kthesh prapë, është një lidhje anormale”. Ajo thekson se sëmundja e ka dërmuar atë në ekstrem, duke e bërë shpesh të paqetë dhe të paaftë për të kuptuar përjetimin dhe lodhjen e vetë Mimozës.
Në këtë betejë të përditshme, shkrimtarja është tërësisht e vetme. Pavarësisht përpjekjeve, familja e tij në Poloni nuk mund t’i ofrojë ndihmë. Nëna e tij, një pedagoge, është e divorcuar dhe fatkeqësisht përballet vetë me një tjetër dramë: vajza e saj (motra e partnerit të Mimozës) vuan gjithashtu nga e njëjta sëmundje e rëndë nervore. Me dy gra të divorcuara në familjen e tij dhe pamundësinë e tyre për t’i shtuar halle vetes, barra i ka rënë e gjitha mbi supe Mimozës. Madje, përpjekjet e saj për të gjetur mbështetje te fondacionet apo njerëzit e pasur kanë rezultuar një derë e mbyllur.
Për të përballuar kostot e larta që kërkon një i sëmurë në atë gjendje, Mimozës i duhet të bëjë sakrifica maksimale. Ajo tregoi në ‘Goca dhe gra’ se punon në universitet dhe në projekte televizive.
Mimoza u shpreh se po kërkon me dëshpërim një rrugë, një mundësi apo një pension që partneri i saj të dilet i pacënuar në një hapësirë ku të marrë të gjithë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe të gjejë qetësinë.
Pavarësisht momenteve kur sëmundja e tjetërson atë dhe e bën ta lëndojë pa dashje, Mimoza theksoi se gjen forcë te shkëputja momentale për të mbrojtur shëndetin e saj mendor, por nuk e braktis. Ajo thekson se pavarësisht vështirësive ekstreme, dëshiron me gjithë shpirt që ai të jetë i qetë dhe i lumtur, duke reflektuar një humanizëm dhe forcë gruaje vërtet të jashtëzakonshme.
Tani, Mimoza Ahmeti është pjesë e ‘Ferma VIP’ dhe nëse çmimi i madh është shpresa e saj dhe nevoja për sëmundjen e tij. /Prive By Liberta Spahiu
@novelas.latino #mozaahmeti #bibrotheralbaniavip #ledionlico #shkovirale #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 ♬ Sad Violin – Oleg Kirilkov


