Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Pollozhani, ka ndarë me ndjekësit një postim mjaft humoristik në Instagram Story.
Ajo ka ripostuar një video të një çifti dhe, duke e shoqëruar me ironi, ka renditur disa nga gjërat që “nuk i dëshiron” te partneri i saj ideal.
“Nuk dua të më gjesh kështu!
Nuk dua në mes të Karaibeve.
Nuk dua dikë 2 metra të gjatë.
Nuk dua zeshkan me sy të shkruar.
Nuk dua kulturë intelektuale miks me traditën shqiptare.
Nuk dua romantik.
Nuk dua super të fuqishëm në jetë.
Nuk dua familjar.
Nuk dua burrë që i dëgjohet fjala kur flet.
Nuk dua super ngacmues ndaj meje.
Nuk dua protektiv territorial dhe gjurmues si FBI”
Në fund të postimit, Alba ka shtuar edhe një fjali që e bën edhe më të qartë dozën e humorit:
“Kam mësuar se kur ‘nuk’ do diçka, realizohet!”
Me këtë postim, ish-banorja duket se ka bërë shaka rreth pritshmërive për partnerin ideal, duke e kthyer listën e saj të “nuk”-eve në një mesazh plot ironi. /Prive By Liberta Spahiu



