Edhe pse jeton dhe ushtron veprimtarinë në SHBA, luftëtari i njohur i UFC-së dhe kampioni i botës në jiujitsu, Ramiz Brahimaj, gjatë vizitës në Kosovë ka vendosur të kujdeset për buzëqeshjen e tij.
Për shëndetin e dhëmbëve, sportisti me prejardhje nga Kosova ka zgjedhur stomatologun e njohur, Dr. Petrit Ademin.
Dr. Petriti prej kohësh është kthyer në një pikë referimi për shumë figura publike dhe sportistë, të cilët kërkojnë punë profesionale dhe përkujdesje me standarde të larta.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë doktori në rrjetet sociale, përmes një fotografie nga klinika, ku shihen krah për krah.
Duket se kur vjen puna te zgjedhja e dentistit, edhe kampionët që jetojnë dhe përballen me sfida të mëdha në Amerikë e dinë saktësisht se te kush duhet të trokasin kur janë në Kosovë!
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


