Më 30 korrik, stadiumi ndihmës i Bashkimit do të ndizet me ANDERR Show, super koncertin e iniciuar nga Bardhi, artisti që ka pushtuar zemrat shqiptare me zërin, emocionin dhe origjinalitetin e tij.
ANDERR nuk është vetëm koncert, por ngjarja e vitit në Maqedoninë e Veriut. Për herë të parë, një artist shqiptar sjell një shfaqje gjigande të këtyre përmasave në një shtet fqinj, duke bashkuar emrat më të nxehtë të skenës: Ronela Hajati, Don Phenom, Majk, Emra Brah, Melinda Ademi, Semi Jaupaj dhe të tjerë.
Koncerti nis në orën 18:00 dhe përfundon në 24:00. Dyert hapen më herët, ndaj mbërrini në kohë për të zënë vendin tuaj.
Biletat mund të gjenden:
- Në Shkup, te Austrian Palace nga ora 18:00 deri në 21:00
- Në Prishtinë, në sheshin Zahir Pajaziti te stenda me mbishkrimin RAVE, nga ora 11:00 paradite deri në 23:00
- Në Kumanovë, në qendër te Tineksi, nga ora 19:00 deri në 22:00
Vetëm 15 euro për kaq shumë artistë dhe kaq energji live. Një çmim simbolik për një natë që do të mbahet mend gjatë.
Bardhi meriton më shumë se duartrokitje. Ai meriton prezencën tuaj. Na pret në stadium. /Prive by Liberta Spahiu
View this post on Instagram