Pas deklaratave të boksierit Drilon Rama gjatë intervistës në Prive by Liberta Spahiu, ku ai kërkoi publikisht një meç me Amarildo Bakajn — ky i fundit ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale.
Kësaj radhe, Bakaj ka zgjedhur të shprehet në mënyrë indirekte, pa përmendur emra specifikë.
Në postimin e tij në Instagram, Bakaj la të kuptohej se deklaratat e rivalëve të tij vijnë nga inati dhe xhelozia për suksesin e tij.
Ai pretendon se boksierët e tjerë nuk arrijnë të mbledhin publik në sallë apo në transmetime online, ndërsa ngriti dyshime mbi audiencën e tyre duke përmendur përdorimin e ndjekësve apo pëlqimeve të blera.
Më tej, ai nënvizoi mbështetjen që merr nga publiku në arenat evropiane dhe në transmetimet Pay-Per-View, duke deklaruar se përkrahja e vërtetë që merr nga tifozi shqiptar nuk mund të blihet.
Ndonëse pa emër konkret, postimi është interpretuar nga ndjekësit si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj ftesës së hapur për meç nga Driloni. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


