Këngëtarja e njohur Baby G ka reaguar pas rastit tronditës të Arlinda Zekajt, duke përcjellë një mesazh të fortë përmes një postimi në InstaStory.
Ajo ka bërë thirrje për më shumë ndërgjegjësim dhe edukim të djemve, duke theksuar rëndësinë e luftimit të mentalitetit që justifikon sjelljet e dhunshme ndaj grave.
Në reagimin e saj, Baby G përmend se në shumë raste, autorët e krimeve kanë kaluar nëpër rrethana të vështira jetësore, janë rritur pa prindër apo përballen me trauma, varësi dhe probleme psikologjike.
Megjithatë, ajo shpreh shqetësimin se si disa burra në Shqipëri, pavarësisht se janë rritur në familje me nënë, baba dhe përkujdesje prindërore, përfundojnë duke i marrë jetën një gruaje.
Përmes këtij mesazhi, këngëtarja u drejtohet veçanërisht nënave, duke u bërë thirrje që djemtë e tyre t’i edukojnë me respekt ndaj grave.
Ajo thekson se dhuna nuk duhet të justifikohet në asnjë rrethanë dhe se askush nuk ka të drejtë t’i marrë jetën një gruaje, pavarësisht gabimeve që mund të ketë bërë.
Në fund, Baby G u bën thirrje edhe burrave që të mos heshtin përballë rasteve të tilla, duke nënvizuar se mbrojtja e jetës së grave duhet të jetë një përgjegjësi e përbashkët.
“Edhe pse nuk flas shpesh për politikën apo qeverinë, kur bëhet fjalë për jetën e grave, nuk do të hesht!”, është mesazhi me të cilin këngëtarja e përmbyll reagimin e saj. /Prive By LS



