Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Orlando Bloom thyen heshtjen për ndarjen nga Katy Perry
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Orlando Bloom thyen heshtjen për ndarjen nga Katy Perry
Yjet

Orlando Bloom thyen heshtjen për ndarjen nga Katy Perry

Written by:
Prive
Last updated: 5 Shtator, 2025
Share

Aktori i njohur hollivudian, Orlando Bloom, ka vendosur të ndajë publikisht disa reflektime të sinqerta nga jeta e tij personale, vetëm pak kohë pas konfirmimit të ndarjes nga këngëtarja e njohur Katy Perry.

Çifti, që prej vitesh ishin ndër më të komentuarit në mediat rozë dhe që bashkë ndajnë vajzën e tyre të vogël Daisy Dove, kanë zgjedhur të ndjekin rrugë të ndara.

Pavarësisht kësaj, siç thekson vetë Bloom, ata po e përballojnë këtë periudhë me pjekuri, mirëkuptim dhe mbi të gjitha – dashuri.

Gjatë një interviste të dhënë më 5 shtator për emisionin e mëngjesit Today, me gazetarin Craig Melvin, Bloom foli hapur për ndryshimet që ka përjetuar në jetën personale.

I pranishëm në studio për të promovuar filmin e tij më të ri aksion The Cut, ai nuk ngurroi të shprehej edhe për aspektin emocional të kësaj kohe të vështirë.

Moderatori Melvin përmendi se që nga hera e fundit që Bloom kishte qenë i ftuar në emision, ai kishte kaluar disa “ndryshime personale” të dukshme, duke i lënë hapësirë aktorit të shprehej lirshëm për atë që po kalon.

Orlando, me një buzëqeshje të qetë dhe një ton të reflektuar, u përgjigj:

“Jam shumë mirë, njeri. Jam jashtëzakonisht mirënjohës. Kemi vajzën më të bukur në botë. E di si është kur e jep veten tërësisht për një projekt, siç bëra në këtë film? Kështu ndihem edhe tani – mirënjohës për gjithçka që ka ndodhur.”

Aktori theksoi se, pavarësisht ndarjes, marrëdhënia mes tij dhe Katy Perry mbetet e shëndetshme dhe e bazuar në respekt e dashuri të ndërsjellë – sidomos për hir të vajzës së tyre.

“Dhe ne jemi mirë. Do të jemi mirë. Asgjë veç dashuri.” – përfundoi ai, duke lënë një mesazh të qartë se ndarja nuk ka sjellë urrejtje apo konflikt mes tyre, por është thjesht një kapitull i ri në jetën e secilit.

Orlando Bloom dhe Katy Perry ishin në një lidhje që nisi në vitin 2016, u ndërpre për një kohë të shkurtër, dhe më pas u rikthyen më të bashkuar se kurrë. Ata u fejuan në vitin 2019 dhe sollën në jetë vajzën e tyre në gusht të vitit 2020.

Tashmë, megjithëse nuk janë më bashkë si çift, ata mbeten bashkëprindër të përkushtuar dhe të lidhur përjetësisht nga dashuria për vajzën e tyre. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Arbenita nxjerr bisedën me motrën biologjike të Feros (nga babai)
Next Article Opa! Don Xhoni i bën xhiro me makinë Loredanës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Djali i Arnold-it befason me deklaratë ‘kundër’ familjes së tij!

Aktori Patrick Schwarzenegger i është përgjigjur zërave për nepotizëm…

Writen by
Prive
25 Shkurt, 2025
Yjet

Kritikave për projektin e fundit, Enca iu përgjigjet kështu

Pas publikimit të projektit të saj më të fundit,…

Writen by
Prive
2 Qershor, 2025
FilmYjet

Oscars 2024 nderon këto figura prominente të industrisë që u ndanë nga jeta

Figura rominente nga industria e filmit hollivudian dhe globale…

Writen by
admin
21 Janar, 2025
Yjet

Elira, mbesa e Shyhretes merr propozimin përrallor

Elira Martinaj dhe Albi Humolli kanë kurorëzuar dashurinë e…

Writen by
Prive
26 Gusht, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?