Erling Haaland, sulmuesi norvegjez që ka pushtuar fushat e futbollit botëror me golat e tij të fuqishëm, ka një histori dashurie që fillon shumë larg dritave të stadiumeve të mëdha. Në qytetin e vogël të Bryne në Norvegji, ku jeta rrjedh pa ngut, ai dhe Isabel Haugseng Johansen u takuan për herë të parë si fëmijë. Të dy luanin në të njëjtin klub lokal, Bryne FK, ku futbolli ishte pjesë e përditshme e fëmijërisë së tyre. Isabel, e lindur në 2004, ishte vetë një lojtare futbolli në skuadrën femërore të klubit, duke ndarë me Haalandin pasionin për sportin që do ta çonte atë drejt yllit.

Vitet kaluan dhe rrugët e tyre u ndanë për pak kohë. Haaland u transferua në Gjermani te Borussia Dortmund në janar 2020, ku karriera e tij filloi të shpërthente. Por në 2021, Isabel vendosi të bëjë hapin e parë. Ajo i dërgoi një mesazh në Instagram dhe, siç e ka rrëfyer vetë Haalandi me një buzëqeshje, “ajo ishte ajo që më pa mua, unë nuk isha ai që e pashë atë”. Kështu filloi një lidhje e qetë, larg sensacionalizmit të famës. Ata kanë qenë bashkë për rreth pesë vjet tani, duke ndërtuar një jetë së bashku pa e ekspozuar në çdo hap.
Çfarë e bën këtë histori kaq tërheqëse është thjeshtësia e saj. Haalandi ka treguar se në mbrëmjet romantike ai gatuan darkë, ndërsa Isabel pëlqen të luajë lojëra video. “Do të jetë pak e turpshme për të që e them këtë, por ajo pëlqen të luajë. Kështu që ne luajmë Minecraft bashkë, ndërtojmë shtëpi dhe kalojmë kohë së bashku”, ka thënë ai në një intervistë. Kur kthehen në Bryne, darkat e tyre të preferuara janë me kebab pizza nga një dyqan lokal i thjeshtë. Nuk ka darka luksoze apo evente të stërholluara – vetëm dy njerëz që gjejnë gëzim në gjërat e vogla.
Në dhjetor 2024, çift i dha mirëseardhje djalit të tyre të parë, një kapitull i ri që e ka forcuar edhe më lidhjen e tyre. Isabel e mbështet Haalandin nga tribuna në ndeshjet e rëndësishme, por të dy preferojnë të mbajnë jetën familjare larg syve të publikut. Ai, i cili është bërë një nga golashënuesit më të frikshëm në botë te Manchester City, gjen strehë në këtë dashuri të qetë që filloi në fushat e gjelbra të një qyteti të vogël norvegjez. Një histori që të kujton se edhe yjet më të mëdhenj kanë nevojë për një vend ku mund të jenë thjesht vetvetja.
/Prive By Liberta Spahiu


