Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Pak muaj pas lindjes së vajzës, Vesa tregon si arriti të rikthejë format e duhura trupore
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Pak muaj pas lindjes së vajzës, Vesa tregon si arriti të rikthejë format e duhura trupore
Yjet

Pak muaj pas lindjes së vajzës, Vesa tregon si arriti të rikthejë format e duhura trupore

Written by:
Prive
Last updated: 15 Mars, 2026
Share

Në muajin dhjetor, Vesa Vllasaliu dhe futbollisti Mirlind Daku u bënë prindër për herë të parë, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre, Miresa. Vetëm pak muaj pas këtij momenti të ëmbël, Vesa ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me rikthimin e saj të shpejtë në formë fizike, duke ndarë detaje me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Përmes disa postimeve në Instastory, ajo ka treguar rrugëtimin e saj të rënies në peshë. Duke ndarë një foto në pasqyrë ku duket mjaft në formë, Vesa zbuloi se kishte arritur deri në 115 kilogramë, ndërsa tani ka zbritur në 90 kilogramë, duke lënë të kuptohet se synon të humbasë edhe më shumë peshë.

  

Ajo ka treguar se si në fillim merrte plot mesazhe urrejtjeje, ndërsa tani të njëjtit njerëz e pyesin papritmas se si është dobësuar.

Sa i përket sekretit të këtij ndryshimi, Vesa ka shpjeguar se rënia në peshë ka ardhur kryesisht si pasojë e intolerancës së saj ndaj glutenit dhe laktozës. Për këtë arsye, ajo ka treguar se nuk konsumon ushqime brumërash si pite apo fli, por ushqehet strikt me produkte pa gluten. Po ashtu, ajo ka hequr dorë plotësisht nga ëmbëlsirat dhe pijet e gazuara, duke mos konsumuar më fare Coca-Cola.

Për të ruajtur energjinë dhe për të mos rrezikuar sasinë e qumështit të gjirit, Vesa ka gjetur një ekuilibër të shëndetshëm. Ajo tregon se konsumon vetëm lëngje të posaçme për nënat gjidhënëse nga marka HiPP, të cilat i japin pak sheqer pa ndikuar negativisht te bebja. Megjithatë, ajo shton se gjëja më e rëndësishme në këtë proces mbetet pushimi, duke u shprehur se fle pothuajse gjithmonë në të njëjtën kohë kur fle edhe e vogla e saj.

Së fundmi, Vesa e ka bërë të qartë se ky rezultat është arritur në mënyrë plotësisht natyrale. Ajo ka theksuar se nuk përdor asnjë lloj hapi apo medikamenti për dobësim, pasi është e vetëdijshme që pjesa më e madhe e tyre kalojnë te bebja përmes qumështit të gjirit. Me këtë dobësim të shëndetshëm, ajo po frymëzon shumë nëna të reja se si të kujdesen për veten pa komprometuar shëndetin e fëmijës. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Labi, sërish bashkë me të dashurën gjermane?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

‘Analfabete, ti je në arrati jo unë’, Fero i përgjigjet Arbenitës

Pas deklaratës së gjatë të Arbenita Ismajlit, ku modelja…

Writen by
Prive
5 Shtator, 2025
Yjet

Zyrtare! Black Coffee në UNUM 2025

Tashmë është zyrtare! Përgatituni për një eksperiencë unike këtë…

Writen by
Prive
18 Mars, 2025
Yjet

Dëgjoni pak nga dueti i Fifit dhe Eglit

Fifi dhe Egli Tako kanë bashkuar forcat për një…

Writen by
Prive
2 Qershor, 2025
Yjet

Gili bëhet sërish gjyshe

  Pas lindjes së nipit Aleks, këngëtarja e njohur…

Writen by
Prive
15 Qershor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Pak muaj pas lindjes së vajzës, Vesa tregon si arriti të rikthejë format e duhura trupore
15 Mars, 2026
Labi, sërish bashkë me të dashurën gjermane?
15 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?