Mozzik ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël familjar.
Reperi ka publikuar në Instagram Story një selfie të realizuar në shtëpi, ku shfaqet duke mbajtur pranë gjoksit djalin e tij të vogël, Ozin.
Ky postim vjen një ditë pas vëmendjes mediatike që mori paraqitja e tij pranë Pallatit të Drejtësisë.
Sipas pamjeve të publikuara nga Indeksonline, Mozzik është parë në hyrje të këtij institucioni, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e paraqitjes së tij.
Në pritje të më shumë informacioneve rreth kësaj çështjeje, reperi ka ndarë me ndjekësit një moment nga jeta e tij private, këtë herë në shoqërinë e të birit. /Prive By LS



