Rihanna nuk di të ndalet! Artistja sapo ka ndarë me ndjekësit një video që po bën xhiron e rrjetit, duke vërtetuar se për të ka vetëm “work, work, work”.
Fansat janë në delir dhe kanë vetëm një shpresë: Muzika e re është rrugës! RiRi pushtoi rrjetet sociale këtë të enjte për të treguar një copëz nga axhenda e saj e ngjeshur, duke e nisur maratonën me një mbledhje deri vonë me ekipin e “Savage x Fenty”.
Seanca zgjati deri në orët e vona të natës, ku Rihanna u pa duke shqyrtuar ide dhe duke miratuar koncepte të reja për perandorinë e saj të modës, por surpriza erdhi pas mesnatës.
Pak pas orës 2 të mëngjesit, ajo u zhvendos direkt në studio, ku u shfaq plotësisht e përqendruar te pulti i miksimit, duke mbajtur shënime dhe duke shijuar ritmet në kabinën e regjistrimit.
Megjithëse klipi ishte pa audio, kjo nuk i ka ndaluar fansat të “çmenden” në seksionin e komenteve, të bindur se hitet e radhës po vijnë.
Besojeni ose jo, kanë kaluar plot 10 vite që nga albumi i fundit i Rihannës, “ANTI”, ndaj pyetja “a po ndiheni plak tani?” është më se e ligjshme.
Por RiRi nuk e mbylli ditën as me lindjen e diellit; ajo kaloi direkt në “modalitetin mami” duke u kujdesur për djalin e saj, Riot.
Ajo u angazhua maksimalisht duke krijuar me duart e veta një kostum festiv për Mardi Gras, përfshirë një ombrellë të personalizuar dhe një veshje xhins që dukej fantastike.
Qoftë në studio apo me fëmijët, Rihanna vërtetoi edhe një herë se nuk humbet asnjë ritëm! /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


