Kristian Lleshi është rikthyer me projekt të ri muzikor, duke publikuar këngën “Your Smile”.
Lleshi, i cili edhe më herët ka sjellë projekte si “Tik Tok” dhe “Urge”, këtë herë vjen me një këngë ku ka marrë përsipër pothuajse të gjithë procesin krijues.
Ai figuron si autor dhe interpretues, ndërsa është kujdesur edhe për mix-in, masterizimin dhe pjesën vizuale të projektit.
“Your Smile” është publikuar në YouTube me visualizer-in zyrtar, duke shënuar rikthimin e tij me muzikë të re pas disa vitesh. /Prive By LS


