Vetëm pak ditë pasi Katerina foli në Prive By Liberta Spahiu për raportin me Arnoldin dhe testin e ADN-së që ai kishte kërkuar, dyshja janë bërë sërish follow në rrjetet sociale.
Por nuk ka mbaruar me kaq.

Arnoldi ka ndarë në rrjetet sociale një video të krijuar me inteligjencë artificiale, në të cilën shfaqet së bashku me Katerinën duke kënduar.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është mbishkrimi i vendosur nga Arnoldi: “Mbas testit të ADN-së”.
Ky veprim vjen pasi Katerina tregoi në intervistën e saj se komunikimi mes tyre kishte nisur sërish. Ajo la të kuptohet se, pavarësisht gjithë asaj që kishte ndodhur, mund t’i jepte një tjetër mundësi raportit me Arnoldin.
“Kemi nisur kontaktet”, ishte një nga deklaratat e saj, ndërsa Katerina nuk e përjashtoi mundësinë që t’i jepte një shans të dytë.
Tani, rikthimi i follow-it nga të dy dhe postimi i Arnoldit kanë shtuar edhe më shumë pikëpyetjet rreth raportit të tyre.
Megjithatë, deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar se janë rikthyer si çift. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


