Ashtu siç paralajmëruan, mbrëmjen e kaluar, Stresi dhe Diona Fona kanë lansuar bashkëpunimin e tyre më të ri të titulluar “Gimmie love”.
Kjo këngë vjen e shoqëruar me një videoklip plotësisht veror, i cili i përshtatet mjaft mirë atmosferës së këtij sezoni.
Ky bashkëpunim premton të jetë një nga hitet që do t’ju shoqërojë gjatë netëve të nxehta të verës. Ndërthurja e stilit unik të Stresit me zërin dhe energjinë e Diona Fonës ka krijuar një ritëm mjaft kapës, i cili është mirëpritur menjëherë nga adhuruesit e muzikës së tyre.
Edhe pse kanë kaluar vetëm 15 orë nga publikimi zyrtar në platformën YouTube, kënga ka arritur të grumbullojë mbi 270 mijë klikime dhe qindra komente pozitive.
Ky reagim tregon se projekti është pëlqyer mjaft shumë dhe ka gjetur mbështetjen e menjëhershme të publikut, duke u kthyer në një nga këngët më të dëgjuara të orëve të fundit.
Dëgjojeni të plotë në linkun më poshtë! /Prive By Liberta Spahiu


