Çifti simpatik Rita dhe Fidan, janë rikthyer me një projekt të ri muzikor plot ndjenjë dhe dashuri. Kënga e tyre më e re titullohet “Pronari i Zemrës”, dhe siç e tregon edhe vetë titulli, është një dedikim i ëmbël për të gjitha çiftet që jetojnë dashurinë e tyre.
Ky projekt vjen me një tekst të shkruar nga Edon Sejdiu dhe Gani Hajra, ndërsa orkestrimi është realizuar mjeshtërisht nga Nexhi Vuniqi. Për produksionin muzikor është përkujdesur Florin Haliti, dhe videoklipi mban firmën e Urban Films, duke sjellë pamje të ngrohta dhe emocionale që përforcojnë mesazhin e këngës.
“Pronari i Zemrës” është një këngë për dashurinë, për ata që duhen vërtet, dhe për ndjenjën që nuk njeh kufij.
Dëgjojeni më poshtë! /Prive By Liberta Spahiu