Një përplasje e papritur ka ndodhur në rrjetet sociale mes influenceres së njohur Dea Mishel dhe deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi.
Gjithçka nisi pasi kryeministri Edi Rama bëri disa komente ironizuese për influencerët gjatë një takimi në Elbasan për 35-vjetorin e PS-së. Dea Mishel nuk ka heshtur duke iu kundërpërgjigjur kreut të qeverisë se ai nuk mund të ironizojë influencerët, kur në radhët e partisë së tij ka figura injorantë që nuk dinë as të flasin dhe të shkruajnë si deputetja Çaushi.
View this post on Instagram
Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e menjëhershëm dhe mjaft të ashpër të vetë deputetes në mesazhe private.
Siç shihet, Zegjine Çaushi i ka nisur Deas një kolazh fotosh (ku krahasohet pamja e saj e hershme me të tanishmen) duke i shkruar: “Të bësh ironi ti shëmtirë është fundi i botës”.
Influencerja nuk ia ka përtuar dhe ia ka kthyer menjëherë në bisedë: “O yll, je fiks cfare pres nga nje analfabete funksionale. Unë dhëmbët i drejtova, prandaj s’po e marr personale. Ti si e ke planin do mësosh shqip?”. Më pas, Dea ka zbuluar se deputetja i ka fshirë mesazhet ofenduese pasi sipas saj ka kuptuar gabimin.

Më pas, në një reagim të gjatë në Instastory, Dea Mishel e ka cilësuar këtë si një akt të ulët bullizmi nga një person që paguhet nga taksat e qytetarëve. “Shumë e ulët për një njeri që ushqehet nga taksat tona, që të bëjë goditje të tilla. Të kapet me një detaj aq sipërfaqësor sa pamja… veten tënde tregove dhe një pyetje: I mbarove gjithë punët e shtetit dhe të doli koha për mua?”, ka shkruar ajo, duke e mbyllur me ironi se për të kjo do mbetet thjesht një histori qesharake ku “një herë e një kohë më bullizoi një deputete”. /Prive By Liberta Spahiu



