Nëse jeni adhurues të ushqimit aziatik, me siguri e keni provuar tashmë ose të paktën keni dëgjuar për WokWok në Prishtinë.
View this post on Instagram
Noodle bar-i i njohur ka arritur të kthehet në një nga vendet mjaft të frekuentuara për një shujtë të shpejtë dhe të shijshme në kryeqytet. Tani, duket se ata kanë vendosur ta bëjnë hapin e radhës dhe të dalin edhe jashtë Prishtinës. WokWok po hap pikën e tij të re në qendrën “The Village” në Ferizaj, duke e dërguar kështu të njëjtin koncept për një audiencë krejt të re.
Kuptohet që me këtë zgjerim, rritet edhe nevoja për më shumë njerëz në ekip, prandaj brandi sapo ka shpallur një konkurs të hapur pune. Nëse jeni në kërkim të një pune të re dhe ju pëlqen dinamika e sektorit të gastronomisë, kjo mund të jetë një mundësi shumë e mirë për ju. Konkursi është i vlefshëm si për pikën tashmë ekzistuese te “Prime Residence 2” në Rrugën Tirana në Prishtinë, ashtu edhe për lokacionin e ri që po bëhet gati në qytetin e Ferizajt.
Ata po kërkojnë të punësojnë kandidatë për dy pozita specifike, që janë arkatar ose arkatare dhe ndihmës kuzhinier apo kuzhiniere.
Nëse e shihni veten duke punuar në një ambient të tillë dhe doni të bëheni pjesë e stafit të tyre, gjithçka që duhet të bëni është të kontaktoni drejtpërdrejt në numrin e telefonit +383 49 939 993 për të caktuar një intervistë. Siç e kanë lënë edhe vetë të shkruar në njoftimin e tyre: “Your next move? Wok with us”. /Prive By Liberta Spahiu



