Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Rikthimi i madh: Pse përdoruesit e rrjeteve sociale po e kthejnë vitin 2026 në “2016-tën e re”?
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Prive Bruto > Rikthimi i madh: Pse përdoruesit e rrjeteve sociale po e kthejnë vitin 2026 në “2016-tën e re”?
Prive Bruto

Rikthimi i madh: Pse përdoruesit e rrjeteve sociale po e kthejnë vitin 2026 në “2016-tën e re”?

Written by:
Prive
Last updated: 15 Janar, 2026
Share

Është e vështirë të besohet se kanë kaluar plot dhjetë vjet nga viti 2016, dhe siç duket, edhe interneti po e ka të vështirë ta pranojë këtë fakt.

Ndërsa fillimi i një viti të ri zakonisht shënon një moment për të parë nga e ardhmja, këtë herë përdoruesit e rrjetit kanë bërë saktësisht të kundërtën.

Sapo akrepat shënuan mesnatën e 1 janarit 2026, platformat sociale u pushtuan nga postime që e shpallin këtë vit si “2016-tën e re”, duke ndajtur foto të vjetra dhe video me filtrat ikonikë të asaj kohe, si ai “Rio de Janeiro” që dikur ishte i pandashëm nga çdo postim në Instagram.

Ky trend ka në zemër një nostalgji të thellë, ku njerëzit shprehin mallin për atë që shumë e përshkruajnë si një kohë më të thjeshtë dhe më pak të komplikuar.

Ky shpërthim nga e kaluara po nxitët kryesisht nga fakti që zyrtarisht u mbush një dekadë, dhe njerëzit online kanë vendosur se jemi “borxhlinj” për një rikthim të energjisë së atij viti.

Vetëm në TikTok, hashtagu #2016 ka arritur tashmë shifrën mbresëlënëse prej 1.7 milionë postimesh.

Trendi nisi të merrte hov që në prag të Vitit të Ri, kur përdoruesja @taybrafang publikoi një montazh momentesh virale ku përfshiheshin aplikacioni Musical.ly, vajzat me kurora lulesh dhe hiti “Panda” i reperit Desiigner, duke shkruar se e gjithë kjo ndodhi saktësisht një dekadë më parë.

Përdoruesit po u kthehen rrënjëve të kulturës së rrjeteve sociale, duke rikthyer filtrat me veshë qeni të Snapchat-it, duke tentuar sërish sfidën e rrotullimit të shishes “Bottle Flip Challenge” dhe duke nxjerrë nga dollapi xhinset skinny, varëset choker dhe rrobat me dantellë.

Muzika po luan gjithashtu një rol kyç, ku këngë si “Black Beatles”, “Lean On”, “Starboy” dhe “Love Yourself” po shërbejnë sërish si kolona zanore e përditshmërisë sonë digjitale, duke u ngjitur sërish në listat e dëgjimit.

Arsyeja pse jemi kaq të fiksuar pas vitit 2016 lidhet me rëndësinë e madhe kulturore që ai vit pati. Edhe pse në atë kohë shprehja “F— 2016” ishte trend për shkak të ngjarjeve politike si Brexit apo humbjes së legjendave si Prince dhe David Bowie, kujtimet e bukura duket se kanë mbetur më gjatë.

Ishte viti kur miliona njerëz dolën rrugëve për të luajtur Pokémon Go, kur Beyoncé publikoi albumin “Lemonade” dhe kur sfida “Mannequin Challenge” pushtoi çdo cep të internetit.

Nga krijuesit e vegjël e deri te yjet botërorë, askush nuk po i reziston kësaj vale. Këngëtari Charlie Puth postoi një video duke kënduar hitin e tij të vjetër me Selena Gomez, ndërsa Hailey Bieber u shfaq në TikTok me Kendall Jenner duke festuar miqësinë e tyre që zgjat prej asaj kohe.

Duket se bota e vitit 2026 nuk është ende gati të ecë përpara pa marrë me vete pak nga thjeshtësia dhe argëtimi i pakushtëzuar që karakterizoi vitin 2016. /Prive By Liberta Spahiu

 

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Incident në Gjakovë, shoqëruesi i Jozit konfrontohet në hotel
Next Article Çfarë ndodh me inteligjencën tuaj pas pesë orësh në rrjete sociale?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Prive Bruto

Një lajm i mirë vjen nga Shqipja që po lufton për jetën

Që nga janari i vitit 2025, jeta e Shqipes,…

Writen by
Prive
31 Tetor, 2025
Prive Bruto

‘U takua me ish-burrin’, detaje tjera, çka ndodhi me Xhuanën para aktit të rëndë

Nxjerrja e ekspertizës paraprake mjeko-ligjore ka hedhur dritë mbi…

Writen by
Prive
12 Mars, 2026
Prive BrutoYjet

Martesa për ‘sy e faqe’ – trendi më i ri mes vajzave dhe djemve shqiptarë

Djem shqiptarë gay dhe vajza lezbike që po kërkojnë…

Writen by
Prive
23 Mars, 2026
Prive Bruto

Pse trupi ynë ‘vuan’ sa herë konsumojmë sheqer, ekspertët flasin

Shumë prej nesh e dinë se sheqeri i tepërt…

Writen by
Prive
10 Janar, 2026

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Noçja dhe Olsi ‘bashkë’ pas kaq vitesh, flasin për lidhjen e tyre
17 Prill, 2026
Dy banorët e “Ferma VIP” nisen për Kosovë, kjo është arsyeja
17 Prill, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Manage Consent

Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Functional Always active
Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
View preferences
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?