Këngëtarja e njohur Fifi ka mbajtur mbrëmjen e sotme koncertin e saj recital, një ngjarje muzikore që ka mbledhur një numër të madh të figurave publike dhe mbështetësve të saj. Mes publikut që po shijonte performancat live ishin edhe disa prej protagonistëve të edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.
Fituesja e këtij edicioni, Selin, ka qenë e pranishme për të mbështetur artisten, duke u shfaqur në krah të kunatës së saj, Gretës, si dhe mikut të ngushtë nga rrugëtimi i tyre televiziv, Shendritit. Fotografitë nga ngjarja tregojnë një atmosferë mjaft të mirë mes miqsh.
Ndërkohë që grupi po shijonte koncertin e Fifit, mungesa e partnerit të Selin, DJ Gimbo, u vu re. Ai nuk mundi të ishte fizikisht i pranishëm në këtë ngjarje për shkak të angazhimeve të tij me punë. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar atë që të bëhet pjesë e mbrëmjes virtualisht përmes rrjeteve sociale, duke e kthyer situatën në një moment komik për ndjekësit.
Gjatë kohës që koncerti po zhvillohej, Shendriti ka hapur një video live në llogarinë e tij në Instagram për të ndarë disa pamje me publikun. Pikërisht në këtë transmetim, DJ Gimbo ka ndërhyrë duke lënë një koment ngacmues. “O Shendrit ku e kom grun,” ka shkruar ai me humor, shoqëruar me një emoji duke qeshur. /Prive By Liberta Spahiu



