Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Sherri i Rozana Radit në VIP Shpija, reagon Big Mama
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Sherri i Rozana Radit në VIP Shpija, reagon Big Mama
Yjet

Sherri i Rozana Radit në VIP Shpija, reagon Big Mama

Written by:
Prive
Last updated: 30 Mars, 2025
Share

Një ngjarje e shumë viteve më parë, që thuajse ishte fshirë nga kujtesa kolektive, është rikthyer me bujë në Big Brother VIP. Kelly, një prej banorëve, ka risjellë në vëmendje një incident të ndodhur në formatin VIP Shpija, ku ka përmendur emrin e Rozana Radit, duke lënë të nënkuptohet se ajo ka ushtruar dhunë ndaj një konkurrenteje tjetër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 🆁🅾🆉🅰🅽🅰 🆁🅰🅳🅸 🥀 (@rozana_radi)

Sipas versionit të tij, Rozana Radi thuhet se ka tërhequr për flokësh një vajzë brenda formatit – një deklaratë që ngriti jo pak vetulla dhe zgjoi kureshtjen e publikut.

Por a është kjo e vërteta?

Në fakt, duket se Kelly ose ka bërë një përzierje të rëndë faktesh, ose po tenton të krijojë zhurmë aty ku s’ka. Ai i referohet sherrit të famshëm mes Big Mamës dhe Rezarta Shkurtës, një përplasje e ashpër verbale ku ka qenë e pranishme edhe Rozana Radi – por pa asnjë akt dhune fizike.

Për të vënë pikat mbi “i”, ka ardhur dhe reagimi i menjëhershëm i Big Mamës, e cila nuk ka nguruar të thotë të vërtetën ashtu siç është. Përmes një postimi në InstaStory, ajo është shprehur prerazi:

“Konfirmoj me plot bindje Rozana Radi. Sherrin e bëra unë, jo ti, por për flokësh s’u kap njeri.”

Me pak fjalë: drama po, dhunë jo!

Mesa duket, edhe kujtimet e banorëve kanë nevojë për një refresh. Por një gjë është e sigurt: me emrat e mëdhenj të skenës që përfshihen, edhe debatet e së kaluarës marrin jetë të re në BBVIP. /Prive by Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Shakira shpalos betejën emocionale pas ndarjes me Pique
Next Article U zunë për dashnor? Rezarta deklarohet për sherrin me Rozanën
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Kida e këngës që po vjen është krejt ndryshe!

Me ftohjen e motit, duket se po ftohet edhe…

Writen by
Prive
26 Tetor, 2025
Yjet

Shaqir Cërvadiku lë pa fjalë Lalushin në festën e ditëlindjes

Aktori i njohur Ganimet Bytyqi – Lalushi festoi ditëlindjen…

Writen by
Prive
7 Shtator, 2025
Yjet

Rrëfimi prekës i Justin Bieber: Beteja e tij me problemet e zemërimit

Justin Bieber ka ndarë me fansat një anë të…

Writen by
Prive
23 Mars, 2025
Yjet

Mbesa e Shyhretes ‘zyrtarizon’ lidhjen me djalin e biznesmenit të njohur

Dasma e Engjëllusha Salihut ishte një tjetër moment me…

Writen by
Prive
13 Korrik, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?