Shqiptarja Linxi Mytkolli ka tërhequr vëmendjen me pjesëmarrjen e saj në “MasterChef Canada”, ku ka treguar se do të përgatisë ushqime tradicionale shqiptare.
Ajo ka treguar se është zhvendosur nga Shqipëria në Kanada kur ishte vetëm gjashtë vjeçe.
Gjatë garës, Linxi ka përgatitur edhe një kombinim të mishit të pulës me ajvarin, një nga ushqimet tradicionale të kuzhinës sonë.
Pjesëmarrja e saj në këtë reality show pritet të sjellë edhe gatime të tjera tradicionale, përmes të cilave ajo do të prezantojë kuzhinën tonë para publikut kanadez.
Mbetet të shihet se cilat gatime do të përgatisë Linxi në vazhdim të garës. /Prive By LS


