Blero Muharremi, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Elite Way”, përballë moderatores Elita Rudi.
I mësuar me vëmendjen e vazhdueshme të mediave ndaj jetës së tij personale, këtë herë artisti vendosi të flasë plotësisht pa doreza, duke bërë një bilanc të thellë mes së shkuarës dhe së tashmes.
Gjatë bisedës, moderatorja e ngacmoi me pyetje mjaft të drejtpërdrejta, përfshirë edhe atë nëse ka pasur ndonjë lidhje në të kaluarën që sot i konsideron gabim. Pa hezituar aspak dhe pa u fshehur pas fjalëve, Blero u përgjigj prerë: “Po, shumë gabim bile.”
Duke qenë vazhdimisht kryefjalë e kronikave rozë, këngëtari nuk e fshehu faktin se kthimi i çdo romance të tij në lajm e ka lodhur jashtë mase. Megjithatë, ai theksoi se tashmë ka nisur një kapitull të ri dhe të qetë. I pyetur nëse këtë radhë ka bërë një zgjedhje ndryshe nga ato të mëparshmet, Blero pohoi me bindje, duke shtuar se nuk ka asnjë frikë që historia e së kaluarës mund t’ë përsëritet.
Për të vulosur momentin e bukur që po përjeton, artisti konfirmoi se lidhja e tij aktuale është “100%” më e qetë se të tjerat. Përmes këtyre deklaratave, Blero la të kuptohet qartë se martesa e tij e tretë i ka sjellë më në fund paqen dhe stabilitetin e shumëkërkuar. /Prive By Liberta Spahiu
@atvlive.tvBlero pas martesës së tretë pendohet për dy të tjerat, tregon se a frikësohet se do t’i përsëritet e njëjta histori♬ original sound – ATV LIVE


