Pas pesë javësh qëndrimi në spital, Xhuli më në fund është larguar nga spitali bashkë me binjakët e saj.
Pak ditë më parë, ajo njoftoi se u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një djalë dhe një vajzë. Tani, pas javësh të kaluara nën kujdesin e mjekëve, familja e re po kthehet në shtëpi.
Në një video të publikuar nga makina, Xhuli ka ndarë emocionet e saj për këtë moment.
Me humor, ajo u shpreh se pas pesë javësh në spital ndihej “sikur po dilte nga burgu”.
Ajo tregoi se makina ishte mbushur plot me gjërat e binjakëve, përfshirë djepat dhe pajisjet e tjera të nevojshme për dy foshnjat.
Ajo gjithashtu falënderoi familjarët, miqtë, kolegët dhe ndjekësit për mbështetjen, mesazhet dhe surprizat që i kanë qëndruar pranë gjatë këtyre javëve.
Tashmë, Xhuli dhe binjakët e saj kanë nisur rrugëtimin drejt shtëpisë, ku i pret një kapitull i ri si familje prej tre anëtarësh.
/Prive By Liberta Spahiu


