Moderatori i njohur i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka qenë i ftuar së fundmi në podcast-in e Mira Kazhanit, ku ka ndarë detaje mjaft interesante rreth punës dhe impaktit të këtij formati.
Alaudini u shpreh se ndihet i kënaqur nga ana profesionale që shoqëria jonë e ndjek kaq shumë këtë program, pasi sipas tij, ky interes i lartë tregon suksesin dhe shpërblen mundin e madh të gjithë ekipit.
Gjatë bisedës, ai theksoi se suksesi i “Big Brother” vjen edhe nga faktori njerëzor, pasi shumë ndjekës shpeshherë e shohin veten te personazhet apo situatat e banorëve. Sipas moderatorit, kjo është arsyeja pse programi mbetet ndër më të ndjekurit në masë të madhe, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.
Një nga pikat më të sinqerta të rrëfimit ishte përshkrimi i ngarkesës së punës. Alaudini pranoi se angazhimi në një format të tillë është total. “Nga momenti që nis e deri sa mbaron, ti nuk jeton fare”, u shpreh ai, duke treguar se e gjithë koha dhe energjia e tij shkojnë për mbarëvajtjen e spektaklit, duke lënë mënjanë jetën personale.
‘Njerëzit janë të apasionuar pas Big Brother’, u shpreh ai, ‘Kjo tregon ndoshta një jetë të zymtë që ne kalojm dhe shpesh një dritre shprese e gjejmë në këtë format. /Prive By Liberta Spahiu


