Pas disa muajsh pauzë nga skena muzikore, Butrint Imeri është rikthyer me projektin e ri muzikor.
Ditën e sotme, ai ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të shoqëruar me videoklip, të titulluar “Sytë e mi”.
Kjo këngë shënon rikthimin e tij të shumëpritur dhe vëmendja e publikut ka qenë e menjëhershme.
Siç tregohet edhe nga të dhënat, projekti muzikor ka mbledhur mbi 45,000 shikime në vetëm 4 orët e para të publikimit në YouTube.
“Sytë e mi” shërben si një parathënie e asaj që pritet të vijë, pasi kjo është kënga e parë e albumit të tij të ri që mban titullin “I pari”.
Lajmi i mirë për të gjithë adhuruesit është se pritjes po i vjen fundi: albumi i shumëpritur do të lansohet i plotë më datë 10 qershor dhe do t’i sjellë publikut plot 14 këngë të reja.
Dëgjojeni të plotë në linkun më poshtë! /Prive By Liberta Spahiu


