Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Takimi ‘special’ në burg, reagon Ziza Pajaziti
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Takimi ‘special’ në burg, reagon Ziza Pajaziti
Yjet

Takimi ‘special’ në burg, reagon Ziza Pajaziti

Written by:
Prive
Last updated: 11 Korrik, 2025
Share

Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, është bërë qendra e vëmendjes mediatike pas një lajmi që shpërtheu në rrjet ditën e djeshme. Sipas raportimeve nga disa media në Shqipëri, Pajaziti ka vizituar në burg Laert Haxhiun – një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe i dënuar me burgim të përjetshëm për përfshirje në vepra të rënda penale, përfshirë vrasje mafioze dhe drejtim të një grupi kriminal.

Vizita, e kryer në Burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë, thuhet se ka zgjatur rreth një orë dhe është cilësuar si “e veçantë”.

Lajmi ka ngjallur reagime të shumta, sidomos për shkak të faktit që Ziza Pajaziti është një figurë publike me ndjekje të madhe në rrjetet sociale, por deri tani ajo nuk ka dhënë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë lidhur me këtë vizitë.

Në vend të një reagimi verbal, Pajaziti ka zgjedhur të “flasë” përmes një mënyre shumë më enigmatike.

Në një postim në Instagram Story, ajo ka publikuar një kolazh prej tre fotosh nga një skenë e errët dhe dramatike e një seriali në Netflix – konkretisht nga “Who Killed Sara?”, ku një grua shfaqet duke pirë cigare dhe duke mbuluar gojën me dorë, ndërsa shikon drejt kamerës me një vështrim të ftohtë dhe sfidues.

Nëse shihet në kontekstin e ngjarjes që ka marrë dhenë në media, kjo mund të interpretohet si një përgjigje e heshtur, por shumë e qartë: “Po më shihni, po flisni për mua, por unë zgjedh të mos flas”.

Për disa, kjo është mënyra e saj për të treguar se është e vetëdijshme për zhurmën që është krijuar rreth emrit të saj, por nuk ka ndërmend t’i japë llogari askujt.

Për të tjerë, është një sinjal sfidues, një lojë ironike me mediat, ku Ziza e vendos veten në rolin e një protagonisteje të një “seriali” që nuk është më në Netflix, por në faqet e portaleve shqiptare.

Në mungesë të një deklarate zyrtare, postimi i saj mbetet i vetmi “koment” – një koment që nuk flet, por lë shumë për të thënë. /Prive By Liberta Spahiu.

 

 

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Del raporti psikiatrik për Naim Murselin, ky është rezultati
Next Article Thumb i hapur, Vivien tallet keq me Mozzik dhe Getinjon?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Gjesti akuzon produksionin bashkë me Eglin për këtë arsye!

Dita e sotme nisi me debate të shumta në…

Writen by
Prive
19 Mars, 2025
Yjet

Ky është ‘dështimi’ i Oscars për këtë vit!

Pothuajse 18.1 milionë njerëz ndoqën ceremoninë e Oscars të…

Writen by
Prive
5 Mars, 2025
Yjet

Loredana na prezanton me dhomën e Hanës!

Këngëtarja Loredana duket se ditën e sotme është zgjuar…

Writen by
Prive
29 Mars, 2025
Yjet

Butrinti sot feston ditëlindjen! Kaq vjeç bëhet

Këngëtari Butrint Imeri sot feston ditëlindjen. I lindur më…

Writen by
Prive
3 Korrik, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?