Reperi i njohur Taste 2 ka reaguar ndaj situatës në Zvërnec.
Ai ka postuar në rrjetet sociale një këngë të re që i kushtohet zhvillimeve atje dhe protestave të qytetarëve.
Në videon që ka ndarë me ndjekësit, reperi ka shkruar një mesazh të shkurtër: “Mbështetje vëllezërve e motrave AL”.
Kënga ka vargje të drejtpërdrejta që kritikon pushtetin, me rreshta si “ti me kravatë, premtove, mashtrove, u pasunove” dhe “tokën ku shkelim nuk e ke dhuratë”.
Këto janë parë si një kunjë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe vendimeve të tij për projektet e investimeve në zonë.
Reagimi i Milotit vjen ndërsa zërat kundër këtyre zhvillimeve po bëhen gjithnjë e më të fortë në hapësirën publike.
Protestat kanë filluar në fund të majit në Zvërnec, por tani janë bërë masive në Tiranë, ku qytetarët kanë organizuar marshime të mëdha dhe tubime të përsëritura. Ato po përcillen edhe nga mediat më të mëdha botërore.
Banorët e zonës dhe aktivistët kundërshtojnë projektin e madh turistik në një zonë të mbrojtur pranë Vlorës, duke ngritur shqetësime për ndikimin në mjedis dhe për çështjet e pronësisë së tokës. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


