Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 1” dhe modelja e njohur, Gresë Hoti, ka qenë mjaft hermetike kohët e fundit sa i përket jetës së saj private dhe angazhimeve profesionale.
Megjithatë, një postim i fundit në rrjetet sociale ka rikthyer vëmendjen e publikut te bukuroshja kosovare.

Përmes një InstaStory të publikuar, Gresa ka shpërndarë një fotografi ku shfaqet mjaft e afërt me një djalë misterioz.
Ndonëse ajo ka zgjedhur të mos e zbulojë emrin apo ta etiketojë atë në foto, pozimi dhe afërsia mes tyre lënë të kuptohet se modelja ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj sentimentale.
Mbetet për t’u parë në vijim nëse Gresa do të vendosë ta bëjë këtë romancë publike për ndjekësit e saj apo do të vazhdojë ta ruajë atë larg syrit të publikut.
/Prive By Liberta Spahiu



