Tetori sapo ka nisur, por për një nga shenjat e horoskopit parashikimet astrologjike sugjerojnë më shumë kujdes, veçanërisht kur bëhet fjalë për paratë dhe dashurinë.
Bëhet fjalë për Peshoren.
Venusi, planeti që në astrologji lidhet me dashurinë, marrëdhëniet, bukurinë dhe financat, nis retrogradën më 3 tetor dhe do të qëndrojë në këtë fazë deri më 13 nëntor.
Për të lindurit në shenjën e Peshores, kjo periudhë lidhet fillimisht fort me financat. Astrologët këshillojnë shmangien e blerjeve të mëdha impulsive dhe një rishikim më të kujdesshëm të mënyrës se si shpenzohen paratë.
Por nuk është vetëm portofoli në fokus.
Retrograda e Venusit tradicionalisht lidhet edhe me rikthimin te çështje të pazgjidhura në marrëdhënie. Persona nga e kaluara mund të rishfaqen, ndërsa disa Peshore mund ta gjejnë veten duke rivlerësuar një raport aktual apo atë që kërkojnë realisht nga një partner.
Situata bëhet edhe më interesante drejt fundit të muajit. Më 24 tetor nis edhe retrograda e Merkurit, duke e kthyer tetorin në një muaj që, sipas astrologëve, kërkon më pak nxitim dhe më shumë reflektim para vendimeve të mëdha.
Sigurisht, horoskopi dhe retrogradat janë interpretime astrologjike dhe nuk kanë bazë shkencore. /Prive Bruto


