Gazetari i njohur Nderim Neziri, i cili prej kohësh njihet edhe për pasionin e tij për parfumerinë, ka zgjedhur pesë aroma që për të meritojnë një vlerësim të pastër 10/10.

Në Maison de Parfum Prishtina, Neziri ka ndarë pesë zgjedhje nga bota e parfumerisë niche, secila me një karakter krejt të ndryshëm.
- Acne Studios par Frédéric Malle
Një aromë moderne dhe jokonvencionale, e krijuar nga Suzy Le Helley. Aldehidet kombinohen me trëndafil, vjollcë dhe lule portokalli, ndërsa vanilja, pjeshka, sandalwood dhe musk-u i japin një ndjesi më të butë dhe kremoze. Një parfum që qëndron mes pastërtisë, ëmbëlsisë dhe elegancës moderne.

- Angels’ Share by Kilian
Një prej emrave më të njohur të Kilian Paris. Cognac-u është protagonisti i hapjes, i shoqëruar nga lisi, kanella dhe tonka bean. Në bazë vijnë sandalwood, pralina dhe vanilja, duke e bërë një aromë të ngrohtë, të ëmbël dhe shumë karakteristike.

- O Hira, Stéphane Humbert Lucas 777
Përzgjedhja bëhet më e errët dhe më intensive me O Hira. Amberi, lëkura dhe notat drunore ndërtojnë bazën, ndërsa styrax, kanella, tonka bean, vanilja e pjekur dhe musk-u krijojnë një profil të fuqishëm dhe luksoz. Vetë shtëpia e parfumit e përshkruan si një interpretim të “amberit të fosilizuar”.

- Néroli Hasbaya, Atelier Materi
Një alternativë më e ndritshme, por me një kthesë gourmand. Neroli dhe lulja e portokallit shoqërohen nga fistikët dhe bajamja, ndërsa në bazë shfaqen musk-u, balsami peruan dhe sandalwood. Rezultati është floral, i ëmbël dhe njëkohësisht mjaft elegant.

- Promise, Frédéric Malle
Në fund të listës së pesë aromave 10/10 vjen Promise, krijuar nga Dominique Ropion. Trëndafili bullgar dhe ai turk ndërthuren me mollë, piper rozë, patchouli, cypriol dhe labdanum, duke krijuar një aromë të thellë dhe shumë të fuqishme. Frédéric Malle e ndërton kompozimin për të dhënë edhe iluzionin aromatik të oud-it.

Të pesta aromat e përzgjedhura nga Nderim Neziri mund t’i gjeni në Maison de Parfum Prishtina, në Albi Mall dhe Prishtina Mall, si dhe online.
Pesë profile krejt të ndryshme, por një vlerësim i përbashkët nga Neziri: 10/10. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


